Sipas njoftimit zytar, aplikimi realizohet përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Fshirje e hipotekës (kontraktore, gjyqësore ose ligjore)”. Gjatë aplikimit, ngarkohet në format PDF Akti Noterial për Fshirje Hipoteke, ku përcaktohet pasuria e lënë si kolateral.

Pagesa e shërbimit mund të kryhet online, pranë çdo pike të Postës Shqiptare ose në një bankë të nivelit të dytë. Dokumentacioni origjinal depozitohet pranë Drejtorisë Vendore ASHK, që administron zonën kadastrale ku ndodhet pasuria.

Ky proces garanton që pasuria të jetë e lirë nga çdo pengesë hipotekore, duke mundësuar pajisjen me kartelë pasurie pa kufizime dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe bizneset.