Friday, April 18, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIQSUNT: Urgjenca në funksion të plotë prej disa ditësh

QSUNT: Urgjenca në funksion të plotë prej disa ditësh

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT). Gjatë kësaj vizite, ministrja Koçiu është takuar me ekipin mjekësor për të diskutuar mbi përmirësimet dhe zhvillimet e fundit në shërbimet shëndetësore të ofruara nga ky institucion.

Ministrja Koçiu bëri të ditur lajmin se pacientët nga e gjithë Shqipëria do të kenë mundësinë të kryejnë koronarografinë në shërbimin e hemodinamikës në QSUT, shërbime të cila po ofrohen prej disa ditësh.

Ky shërbim, i cili është kyç për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, më parë ishte i ndarë mes Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”, Spitalit Rajonal Memorial Fier dhe Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Rikthimi i këtij shërbimi për qytetarët do të lehtësojë aksesin dhe shpejtësinë e trajtimit për pacientët që kanë nevojë për koronarografi, duke reduktuar kështu kohën e pritjes dhe përmirësuar ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor në vend.

Shërbimi i Urgjencës në QSUT ofron shërbime për të gjitha urgjencat e sëmundjeve të brendshme, gastrohepatologji, nefrologji, hematologji, endokrinologji, dermatologji, alergologji, reumatologji si dhe të gjitha urgjencat neurologjike.

Urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) është në funksion të plotë prej disa ditësh. Kjo urgjencë u përfshi nga flakët në 11 shkurt, ku shkak u bë një defekt në bateritë e serverëve, të cilët ndodheshin në katin -1. Kanë qenë forcat zjarrfikëse që vunë flakët në kontroll, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ