Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREQeveria miraton Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Bullgarisë dhe Shqipërisë

Qeveria miraton Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Bullgarisë dhe Shqipërisë

Këshilli i Ministrave i Bullgarisë në mbledhjen e tij të rregullt të së mërkurës miratoi një projektmarrëveshje për sigurimet shoqërore midis Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe autorizoi zëvendëskryeministrin në detyrë për Politikat Sociale dhe Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Lazar Lazarov për ta nënshkruar atë. Traktati rregullon sigurimin e punësimit në të dy vendet si dhe procedurën për dhënien dhe pagesën e përfitimeve të sëmundjes dhe lehonisë, përfitimet për aksidentet dhe sëmundjet në punë, pensionet, pensionet e invaliditetit për shkak të sëmundjeve të përgjithshme, pensionet e invaliditetit për shkak të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale dhe pensionet e të mbijetuarve. Pasi të nënshkruhet, marrëveshja duhet të ratifikohet nga Asambleja Kombëtare për të hyrë në fuqi.https://ata.gov.al/2022/09/29/sofje-qeveria-miraton-marreveshjen-per-sigurimet-shoqerore-mes-bullgarise-dhe-shqiperise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments