Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është habitati kryesor i pelikanëve. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga një ndër pelikanët e parkut, i cili pak kohë më parë u gjet nga specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura Fier në gjendje jo të mirë shëndetësore pranë lagunës së Karavastasë. “Specialistët u kujdesën me përkushtim duke bërë të mundur që të fluturonte sërish, teksa ai rikthehet vazhdimisht në park”, tha Kumbaro. Kumbaro bëri të ditur se vetëm në muajin gusht, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është frekuentuar nga më shumë se 137 mijë vizitorë. Laguna e Karavastasë është toka ligatinore më e madhe në Shqipëri për zogjtë migratorë, duke siguruar për ta një habitat të përshtatshëm për t’u ushqyer, kaluar dimrin dhe për t’u shumuar. Ajo është gjithashtu habitati i vetëm në Shqipëri ku mund të rritet pelikani kaçurrel. Ishujt natyrorë brenda lagunës janë elementi më i rëndësishëm i kësaj zone për ruajtjen e zogjve. Për të shmangur shqetësimet në vende të tjera, pelikanët tani i ngrenë foletë e tyre vetëm në këta ishuj.https://ata.gov.al/2022/09/29/divjake-karavasta-habitati-kryesor-i-pelikaneve/
Divjakë-Karavasta, habitati kryesor i pelikanëve
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on