Ky qen i qetë u bë viral pasi organizata e shpëtimit të kafshëve “Fondacioni Putrat e Shenjta” në Kili ndau historinë e tij në rrjetet sociale.
Gjithçka nisi kur stafi i fondacionit u shqetësua për një nga qentë e tyre, Don Luisin.
Ai nuk reagonte ndaj asgjëje përreth—lodrave, njerëzve apo lëvizjeve – dhe kjo i bëri të mendonin se mund të ishte i verbër.
Për të qenë të sigurt, ata e çuan te veterineri për kontrolle.
Por ajo që zbuluan ishte krejt e papritur: Don Luisi nuk ishte aspak i verbër—ai thjesht kishte zgjidhur të injoronte gjithçka dhe të gjithë.
Gjatë vizitës, veterineri vërtetoi se ai shihte shumë mirë.
Madje, në video shihej qartë se ai reagon ndaj çdo lëvizjeje… por vetëm kur i tekej.
Ky moment, sa i lezetshëm aq edhe qesharak, u bë menjëherë viral në internet.
Përdoruesit në rrjetet sociale u dashuruan me të, duke e quajtur “shenjtorin e vendosjes së kufijve personalë”.
Shumë njerëz ndanë edhe histori të ngjashme për kafshët e tyre, duke treguar se Don Luisi nuk ishte i vetmi që ndonjëherë preferonte të qëndronte në hapësirën e tij.
Ende në kërkim të një shtëpie
Pavarësisht famës në internet, Don Luisi ende nuk ka gjetur një familje të përhershme.
Sipas fondacionit, ai është i shëndetshëm, i ëmbël dhe me personalitet të fortë – një qen i pavarur që pëlqen të jetë në botën e tij.
Ai është tipi i qenit që kërkon të qendrojë në mënyrën e tij të qetë. Dhe ka nevojë për dikë që e respekton stilin e tij të të jetuarit.





