Në njësinë administrative Katund i Ri në Durrës po vijon puna për ndërtimin e qendrës së strehimit dhe trajtimit të kafshëve pa pronarë.Pas përfundimit të punimeve, kjo qendër do të jetë një nga strukturat e dedikuara për trajtimin e kafshëve endacake, duke ofruar shërbime veterinare, ambiente strehimi dhe mbështetje për procesin e adoptimit.