Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAQendër elitare rajonale e kërkimit shkencor në Akademinë e Shkencave

Qendër elitare rajonale e kërkimit shkencor në Akademinë e Shkencave

Në Konferencën Botërore të Trendeve në Nanoteknologji, ka përshëndetur edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, i cili ka vënë theksin tek misioni bazë i Akademisë: koordinimi dhe nxitja e zhvillimit të kërkimit shkencor. Gjinushi tha se është privilegj të organizohet për të dytin vit radhazi, ky event i madh mbi “trendet në nanoteknologji”, këtë radhë si miq të drejtpërdrejtë të qeverisë shqiptare. Koordinimi dhe nxitja e zhvillimit të kërkimit shkencor, në tërësi, përbëjnë misionin bazë të Akademisë së Shkencave, ashtu si për çdo akademi, e ky mision kthehet në përparësi për fushat e shkencës më me perspektivë, apo ku diferencat janë më të mëdha, siç janë nano e bioteknologjia te ne, prandaj dhe mbështetja për të ardhmen e tyre përbën aktualisht sfidën më të madhe të Akademisë së Shkencave. “Shqipëria sapo ka hyrë në fazën finale të anëtarësimit në familjen europiane e për këtë i duhet të arrijë standardet e saj edhe në arsim, veçanërisht në arsimin e lartë dhe në shkencë, të cilat janë të ndërlidhura me njëra tjetrën e kushtëzojnë njëra-tjetrën”, u shpreh Gjinushi. Është koha që rëndësia dhe efektiviteti i zhvillimit të shkencës të shprehen me mbështetje financiare, i shoqëruar me ngritjen e fuqizimin e strukturave konkrete ku ushtrohet kërkimi shkencor, si qendra e institute, si investimi më efikas për vetërritjen e nivelit të arsimit të lartë e të ekonomisë, si mjeti më efikas për ndaljen e ikjes së trurit. Vetë Akademia e Shkencave ka konceptuar tashmë ristrukturimin e strukturave pranë saj, ku si synim kryesor ka kthimin e njësive që funksionojnë aktualisht në qendra elitare rajonale të kërkimit shkencor, me përparësi në fushat më me perspektivë për të ardhmen e më me ndikim në zhvillimin e mendimit e të njohjes në fushat bazë të dijes, siç është nanoshkenca. Një model për të realizuar këtë synim është Njësia NanoAlb. Ecuria e saj trevjeçare nën drejtimin e akademikut Arben Merkoçi, ka krijuar tashmë bindjen për nevojën e mundësinë për të formuar një qendër rajonale model të kërkimit këtu në Tiranë. Ajo ka treguar se te ne e në rajon tashmë ekzistojnë specialistët për të ndërmarrë një hap të tillë. Gjinushi falenderoi ICN 2 për mbështetjen që i ka dhënë kësaj njësie. Kryetari i Akademisë së shkencave vlerësoi se punimet e kësaj konference, workshop-et që e shoqërojnë atë, si ai kushtuar bashkëpunimit Shqipëri-Japoni-Spanjë, do të forcojnë bindjen që së shpejti NanoAlb të transformohet në një qendër rajonale të nivelit të kohës dhe uroi që edhe konferenca e radhës të zhvillohet në Shqipëri.https://ata.gov.al/2022/10/03/gjinushi-qender-elitare-rajonale-e-kerkimit-shkencor-ne-akademine-e-shkencave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ