Java e Kulturës Gjermane, e cila zhvillohet në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, përkon me “Tetorin gjerman”, i cili sjell aktivitete të përvitshme të kulturës gjermano-shqiptare, të cilat në Shqipëri, organizohen rregullisht që nga viti 2007. Këtë vit Ambasada gjermane në Tiranë, tha se motoja e këtyre aktiviteteve do të jetë “Përndritje”. Java Gjermane nis sot e do të vijojë deri në datën 9 tetor. Përgjatë saj do të ketë diskutime mbi libra shqiptarë të përkthyer në gjermanisht, siç është romani i Stefan Çapalikut, “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, apo edhe diskutime mbi letërsinë gjermane të përkthyer në shqip, të cilat do të zhvillohen në Qendrën Kombëtare të Librit e Leximit. Përkthyeset Marsela Likaj, Anna Kove dhe studiuesja Anila Mullahi do të diskutojnë rreth letërsisë gjermane të përkthyer në shqip, duke u ndalur tek Gëte, Shiler dhe Hajne, shkrimtarët më të përkthyer në shqip në gjysmën e parë të shekullit XX. Por një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shkrimtares Herta Müller dhe letërsisë së saj, letërsi e cila rrëfen tmerret e diktaturës, ndjenjën mizore të spiunimit të vazhdueshëm dhe mungesën e lirisë së shprehjes, frikën për të lëvizur, për të folur, për t’i besuar njëri-tjetrit. Ditët e “Javës gjermane” do të kenë edhe kinematografi, ekspozitë fotografike (në COD), shfaqje teatrale (në Durrës), çiklizëm (udhëtim nga Pogradeci në Lin), muzikë nga mjeshtrat Beethoven e Brahms, si dhe për t’u veçuar një ligjëratë nga Bernd Borchardt, për mbrojtjen dhe persekutimin e hebrenjve në krahinat shqipfolëse. Java e kulturës gjermane do të mbyllet me performancën koreografike DUA, në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit.https://ata.gov.al/2022/10/03/nis-java-e-kultures-gjermane/
Java e Kulturës Gjermane
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on