Sunday, March 16, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAPyjet e Amazonës humbën “3 000 fusha futbolli në ditë”

Pyjet e Amazonës humbën “3 000 fusha futbolli në ditë”

Një zonë me madhësi të barabartë me 3 000 fusha futbolli në ditë në pyjet e Amazonës në Brazil është shpyllëzuar vitin e kaluar, njoftoi Instituti i Amazonës për Njerëzit dhe Mjedisin. Instituti, i cili merret me hulumtime dhe ruajtjen e pyjeve të Amazonës, tha në një deklaratë se shpyllëzimi në Amazonë është rritur edhe më shumë në vitin 2022. Në deklaratë theksohet se vitin e kaluar janë prerë dhe shkatërruar pemë afërsisht sa 3 mijë fusha futbolli në ditë. Në deklaratë thuhet se në dhjetor 2022 u shkatërruan 287 kilometra katrorë sipërfaqe pyjore, që korrespondon me 105 për qind më shumë sipërfaqe se në dhjetor 2021. Ndryshe, pyjet e Amazonës, të cilësuara si “Mushkëritë e Tokës” me oksigjenin që i siguron tokës, parandalon çlirimin e më shumë se 1 miliard tonë karboni atmosferik në vit. Amazona është gjithashtu shtëpia e 10 për qind të specieve të kafshëve dhe bimëve në botë dhe më shumë se 400 fiseve indigjene që jetojnë në tetë vende të ndryshme të Amerikës së Jugut. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ