Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti sot në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë të shkurtër në Gjirin Persik. “Presidenti rus u mirëprit në Abu Dhabi nga presidenti i Emirateve Mohammed bin Sajid”, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve e vendit WAM në X. Putin ka planifikuar të udhëtojë në Arabinë Saudite për t’u takuar me princin e kurorës saudit Mohammed bin Salman. “Putin vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve si historikisht të paprecedentë dhe e ftoi Sajid të marrë pjesë në samitin e BRICS të vitit 2024 në Kazan”, sipas informacioneve ruse. BRICS përfshijnë Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Sipas Putin, Emiratet e Bashkuara Arabe janë partneri më i rëndësishëm tregtar i Rusisë në rajonin arab. Sipas medieve ruse, gjatë bisedimeve u trajtuan edhe luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass, Putin vizitoi për herë të fundit Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2019. Presidenti rus rrallëherë ka bërë udhëtime jashtë vendit që pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.