Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPutin do të arrestohej nëse do të merrte pjesë në samitin e...

Putin do të arrestohej nëse do të merrte pjesë në samitin e BRICS

Qeveria e Afrikës së Jugut do të arrestonte presidentin rus, Vladimir Putin nëse ai hynte në vend, sipas një deklarate të Ministrisë së Drejtësisë, të cilën partia ”Aleanca demokrate” e opozitës e publikoi dje. Pas muajsh pasigurie, Afrika e Jugut dhe Rusia njoftuan këtë javë se Putini nuk do të udhëtonte në Afrikën e Jugut për një samit të BRICS-it, që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Afrikën e Jugut dhe Kinën, në Johannesburg nga 22 deri më 24 gusht, por do të bashkohej përmes lidhjes video. ”Aleanca Demokrate”, së bashku me ”Amnesty International”, kishin ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të Pretorias për të detyruar qeverinë të arrestonte Putinin nëse ai do të hynte në vend. Drejtoresha ekzekutive e ”Amnesty International” në Afrikën e Jugut, Shenilla Mohamed e quajti deklaratën një “fitore të sundimit të shtetit të së drejtës dhe drejtësisë ndërkombëtare”. Ekziston një urdhërarresti ndërkombëtar për Putinin për krime lufte të dyshuara në Ukrainë, në mes të pushtimit në shkallë të gjerë që ai filloi gati 17 muaj më parë kundër fqinjit të Rusisë. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa tha se Moska e kishte paralajmëruar Afrikën e Jugut se arrestimi i Putinit do të ishte e barabartë me një shpallje lufte. Ramaphosa e kishte lënë të hapur për muaj të tërë nëse Afrika e Jugut do ta arrestonte vërtet Putinin. Afrika e Jugut u kritikua në vitin 2015 kur refuzoi të arrestonte presidentin e atëhershëm sudanez, Omar al-Bashir dhe ta dorëzonte atë në gjykatë. Afrika e Jugut ka nënshkruar statutet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, e cila lëshoi urdhërarrestin e Putinit dhe po përballej me presionin ndërkombëtar për të ekzekutuar urdhërarrestin. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ