Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njoftoi se, dolën online aktet e Kuvendit të Parё të Studimeve Arbёreshe “Gjendja Aktuale e Studimeve për Arbëreshët”. Ky vëllim përmbledh aktet e Kuvendit të Parë të Studimeve Arbëreshe “Gjendja Aktuale e Studimeve për Arbëreshët”, të mbajtur në datat 27–29 shtator 2021 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadrin e veprimtarive shkencore të zhvilluara nga QSPA-ja gjatë vitit 2021. Ky botim mëton t’u vihet në shërbim sa studiuesve akademikë, studentëve të drejtimit gjuhësor, letrar e historik të Shqipërisë, por edhe publikut më të gjerë të interesuar për këto çështje themelore të historisë shqiptare, po aq sa të interesuarve për marrëdhëniet historiko–gjuhësore e antropologjike mes Italisë e Kroacisë me Shqipërinë, në periudha të ndryshme kohore. atsh