Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAPublikohen monedhat përkujtimore të vitit 1969

Publikohen monedhat përkujtimore të vitit 1969

Banka e Shqipërisë, përmes monedhës 1 Lek të vitit 1969, përkujton 75 vjetorin e Çlirimit të Atdheut nga regjimi nazi-fashist. Çlirimi i Shqipërisë, më 29 Nëntor 1944, i gjeti selitë e të gjitha degëve të Bankës Kombëtare të Shqipënisë me sportele të mbyllura. Sportelet e degëve u hapën pas themelimit të Bankës së Shtetit Shqiptar, e cila u përurua zyrtarisht më 22 janar 1945. Monedha e përzgjedhur për të ilustruar këtë moment historik është pjesë e serisë së monedhave të emetuara në vitin 1969, përkujtimore dhe me kurs ligjor, me vlerë 1 Lek, 5, 10, 20 dhe 50 qindarka, shtypur në Kinë, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Pjesa e përparme e monedhës paraqet gdhendjen e imazhit të skulpturës “Partizani Fitimtar”, realizuar nga Odhise Paskali dhe e vendosur në Mathauzen, Austri, në vitin 1968. Ndërkohë, pjesa e pasme e monedhës mban stemën e Republikës së Shqipërisë të rrethuar nga yje dhe vitet 1944-1969

https://ata.gov.al/2019/11/29/clirimi-publikohen-monedhat-perkujtimore-te-vitit-1969/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments