Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIProjekti “Marina dhe jahtet e Durrësit”

Projekti “Marina dhe jahtet e Durrësit”

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për transferimin në fondin e pasurive të paluajshme për mbështetjen e investime strategjike dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të pronave të paluajshme shtetërore në zonën kadastrale Nr. 8514, Bashkia Durrës, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina dhe jahtet e Durrësit (DURRËS YACHTS & MARINA)”. Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, në mbështetje të ligjit, “Për pronat e paluajtshme të shtetit” dhe “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, vendosi që “me sipërfaqe totale 812 600.98 m2, nga të cilat 54 217.51 m2 sipërfaqe ndërtimore …” zëvendësohen me “… me sipërfaqe totale 818 318.98 m2, nga të cilat 61 450.51 m2 sipërfaqe ndërtimore …”. Gjithashtu shoqëria “Symphony Real Estate Development”, sh.p.k., zëvendësohet me “Eagle Hills Real Estate Development”, sh.p.k. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.https://ata.gov.al/2022/10/26/projekti-marina-dhe-jahtet-e-durresit-qeveria-miraton-pronen-ne-administrimin-e-mie-s/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments