Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIProjekti i BE për sigurinë ushqimore, forcim i kuadrit ligjor

Projekti i BE për sigurinë ushqimore, forcim i kuadrit ligjor

The Food Safety Project (Projekti për Sigurinë Ushqimore) përfundoi këtë vit bashkëpunimin me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i nisur në vitin 2019, duke qenë krah tij, në ndihmë të sistemit të sigurisë ushqimore në Shqipëri.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në përfundim të këtij projekti evropian, është falënderues për të gjithë mbështetjen në ndihmë të sfidës së madhe për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

Ky projekt i mbështetur nga Komisioni Evropian, qëllim kryesor ka forcimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor, organizimin, kapacitetin e zbatimit dhe procedurat për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.

Projekti për Siguri Ushqimore u konceptua me një pjesëmarrje të gjerë, të specialistëve ndërkombëtarë, ekspertë të fushës të sigurisë ushqimore, të cilët kanë bashkëpunuar ndër vite, me specialistë e inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për: Zhvillimin dhe strukturimin e proceseve; Angazhimin, komunikimin dhe ndërthurjen e palëve të interesuara, AKU, Biznes, Konsumator; Menaxhimin e të dhënave; Zbatimin e politikave të sigurisë ushqimore; Zëdhënie për industrinë ushqimore dhe konsumatorët; Bashkëpunime të shumta në fushata ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi të konsumatorëve dhe operatorëve të biznesit ushqimor

Siguria Ushqimore është një nga prioritet e qeverisë dhe një nga kushtet e integrimit.

Vitin e fundit organizimi i ri i Bordit Kombëtar të Ushqimit, krahas intensifikimit të kontrolleve dhe monitorit të subjekteve dhe tregjeve ushqimore, përshtatjes së legjislacionit sipas standardeve të BE-së, e ka shtrirë veprimtarinë për forcimin e masave që garantojnë sigurinë ushqimore edhe në ndërgjegjësimin e publikut për të konsumuar produkte vetëm në njësi të certifikuara dhe të sigurta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments