Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTProjekti filmik shqiptar fiton në festivalin e Mesdheut

Projekti filmik shqiptar fiton në festivalin e Mesdheut

Projekti filmik “Pas errësirës” (After Dark), me regji të Erenik Beqirit dhe produksion të shtëpisë kinematografike “On Film Production”, është një nga projektet fitues të çmimit Region Sud Prize në Mediterranean Co-production Forum, i cili u zhvillua në Marsejë. Ky projekt është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe CNC për zhvillim projekti. Ky ishte edicioni i katërt i Mediterranean Co-production Forum, në të cilin u paraqitën 11 projekte filmash artistikë, fiction dhe dokumentarë, nga 7 vende të ndryshme që lagen nga Mesdheu: Shqipëria, Egjipti, Italia, Libani, Maroku, Tunizia e Palestina. Kineastët ua paraqitën projektet bashkëprodhuesve, distributorëve ndërkombëtarë dhe financuesve të mundshëm. Çmimi “Region Sud Prize” me vlerë 20 mijë euro, shkoi për Erenik Beqirin, përfaqësues i Shqipërisë dhe për Amer Shomali, nga Palestina. Juria bëri dhe një vlerësim special për Nadia Rais, për filmin “Entre ciel et terre”. Regjisori shqiptar Erenik Beqiri fitoi gjithashtu çmimin “The 42 Studio Label”, nëpërmjet të cilit fiton 3 ditë post-produksion falas, për filmin “After dark”.http://ata.gov.al/2022/10/24/projekti-filmik-shqiptar-fiton-ne-festivalin-e-mesdheut/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments