Drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër njoftoi se u realizua zbatimi i projektit “Adrion” për energjinë në Parkun Arkeologjik Antigone. Ky projekt parashikon funksionimin e 8 paneleve diellore, të cilat kanë për qëllim masën e sigurisë së monumenteve, florës dhe faunës. Në këtë ceremoni morën pjesë prefekti i qarkut Gjirokastër, Odise Kote, kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Rogero, përfaqësues i Universitetit të Maceratës, Roberto Perna, përfaqesues i ASA, Melsi Labi, etj.
diellore u dorëzuan në prezencën e DRTK Gjirokastër dhe përfaqësuesve të Parkut Arkeologjik Antigone. Parku arkeologjik Antigone, Andrianopol, është një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e Drinos. Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinosit. Brenda mureve fortifikuese të shek. III, vendbanimi ka një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 ha. Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Piro.http://ata.gov.al/2022/08/17/zbatohet-projekti-adrion-ne-parkun-arkeologjik-antigone/