Ministria e Ekonomisë, për të sqaruar publikun lidhur me aktivitetin e saj për investimet kapitale, ka lëshuar një komunikatë ku bën të ditur procesin e realizimit të projekteve kapitale me qëllim të implementimit të planit të investimeve deri në fund të vitit. “Projektet tona përfshijnë investimet në fushat strategjike, të cilat janë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit e për të cilat do të kujdesemi për shpenzime të buxhetit në mënyrë që investimet të jenë të qëndrueshme dhe me përfitime për interesin e përgjithshëm të Kosovës” thuhet në komunikatë. Më tej Ministria e Ekonomisë njofton se është duke e implementuar planin 5.5 vjeçar të Ekonomisë Dixhitale. Përveç kësaj, ME bën të ditur se investimet kapitale të parapara për këtë vit për Parkun e Teknologjisë Dixhitale, në Bërnicë, janë në fazën përfundimtare, si dhe është në proces të tenderimit edhe investimet e parapara në Parkun e Inovacionit në Prizren. “Gjatë kësaj kohe jemi në përgatitje të masave të efiçiencës për kursim të energjisë, jo vetëm në institucione publike, por edhe për subvencione për qytetarët që ta ulim kursimin gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Të gjitha këto investime dhe subvencione do të implementohen deri në fund të vitit si ndihmë për uljen e konsumit të energjisë”, thuhet, mes tjerash, në komunikatë. Tutje, ME njofton se që nga viti 2015 në Laboratorin e Institutit të Gjeologjisë janë blerë pajisje, mirëpo nuk është funksionalizuar. Tani me zhvillimin e termave të reja të referencës Laboratori i IGJK-së është në proces të tenderimit. Për më tepër Laboratori do të përdoret në bashkëpunim me Fakultetin e Gjeologjisë në Mitrovicë e që, sikundër bëhet e ditur , ky do të mbetet një ndër bashkëpunimet më të suksesshme në mes të një institucioni qeveritar dhe një institucioni arsimor në zhvillimin shkencor. “Për më shumë, institucionet kyçe të sektorit energjisë siç janë: prodhimi, transmisioni e distribuimi janë duke e implementuar planin e tyre energjetik të vitit 2022 në vlerë deri në 35 milionë euro. Të gjitha këto investime janë për qëllime të stabilizimit të rrjetit elektro energjetik e gjithashtu për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”, thuhet në komunikatë.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614490
Projektet përfshijnë investimet në fushat strategjike
RELATED ARTICLES