Monday, February 17, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIProjekt për reduktimin e pasojave të ndryshimit të klimës në bujqësi

Projekt për reduktimin e pasojave të ndryshimit të klimës në bujqësi

Projekti Qëndrueshmëria ndaj Ndryshimeve Klimatike dhe Zhvillimi i Bujqësisë, i financuar nga Banka Botërore dhe që zbatohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është në hapat e parë të rrugëtimit të tij. BB bën të ditur se, Ballkani Perëndimor konsiderohet një nga rajonet e Europës, ku ndryshimet klimatike do të prekin ndjeshëm sektorët e bujqësisë dhe të energjetikës. Për të reduktuar pasojat Banka Botërore planifikon disa projekte, ndër të cilat ai për “Qëndrueshmëri ndaj Ndryshimeve Klimatike dhe Zhvillimin e Bujqësisë në Shqipëri”. Përmes këtij projekti parashikohet të investohet në disa sektor me qëllim rritjen e konkurrencës dhe qëndrueshmërinë klimatike të zinxhirëve të vlerave prioritare agro-ushqimore. Projekti përbëhet nga tre komponentët të cilët do të mbështesin objektivin e projektit: Promovimin e bujqësisë së zgjuar klimatike dhe aksesin në tregje; Rritjen e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit dhe forcimin e kapaciteteve të analizës së bazuar në dëshmi të MBZHR dhe komunave. Zbatimi i këtij projekti do të zgjatë për një periudhë 60-mujore dhe rezultatet e pritura nga investimet e kryera do të jenë: rritja e ofertës/shitjeve për bizneset vendase agroushqimore; rritja e produktivitetit dhe prodhimit bujqësor, kosto më e ulët dhe sezoni i zgjatur i prodhimit; përmirësimi i gjurmueshmërisë, integrimi i fermerëve në treg dhe përputhshmëria me kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit; vendimmarrje të bazuar në prova për elasticitet dhe sisteme të qëndrueshme agroushqimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ