Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTProgrami OneBeat !!

Programi OneBeat !!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka ripërsëritur thirrjen për pjesëmarrje në programin “OneBeat”. Thirrja u shkon të gjithë muzikantëve shqiptarë, prej moshës 19 deri në 35 vjecare, të aplikojnë në këtë program, duke u bërë pjesë e një komuniteti artistësh nga 50 vende të ndryshme. “Kjo është një përvojë që vjen një herë në jetë”, thuhet në njoftimin e ambasadës, 3 ditë përpara mbylljes së aplikimeve. Pjesëmarrësit të cilët do të pranohen në “OneBeat”, do të mblidhen në Shtetet e Bashkuara për një muaj, në prill-maj 2023 ose në shtator-tetor 2023, për të shkruar, prodhuar dhe interpretuar së bashku muzikë origjinale, si dhe për të zhvilluar strategji për angazhime sociale të bazuara në art. “OneBeat” u ofron muzikantëve mundësinë e bashkëpunimit në projekte të reja dhe në eksplorimin e traditave të reja muzikore, duke vënë theksin tek bashkëpunimi dhe jo ekspozimi i talenteve individuale. Muzikantët e OneBeat do të punojnë së bashku përtej ndasive kulturore e stilistike, në kërkim të mundësive të reja muzikore. Programi do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit, ushqimit e qëndrimit, në Shtetet e Bashkuara.https://ata.gov.al/2022/08/31/programi-amerikan-onebeat-fton-muzikantet-shqiptare-per-bashkepunim/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ