Në Programin e Kodimit për të rinjtë, i hapur në janar të këtij viti, deri tani kanë aplikuar 2902 të rinj. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bëri të ditur se Programi i Kodimit ndihmon të rinjtë synojnë të orientojnë karrierën e tyre në profile të sigurta për të ardhmen në tregun e punës. Programi i Kodimit, i njohur ndryshe edhe si Programi i Formimit Profesional, po zbatohet për herë të parë dhe i shërben vizionit afatgjatë që Shqipëria të arrijë potencialin e plotë të digjitalizimit dhe të përgatiten të rinj të aftë të grupmoshës 16-35 vjeç që edhe pa përvojë në shkenca kompjuterike, të kalojnë në një karrierë në industrinë teknologjike, me një kosto relativisht të ulët. Subvencionimi nga ana e qeverisë shkon deri në 50 % të kostos, ndërsa për disa kategori më vulnerabël shkon deri në 100 %. Programi i kodimit përveç subvencionimit do të ofrojë dhe ndërlidhje me tregun e punës, për të thjeshtëzuar bashkëveprimin mes profilizimit të të rinjve e tregut të punës, si dhe për të mundësuar oferta punësimi për të rinjtë me paga të krahasueshme me tregun ndërkombëtar, menjëherë pas përfundimit të kursit. atsh