Sunday, May 12, 2024
HomeSOCIALEARSIM“Programi i Formimit përmes Punës”

“Programi i Formimit përmes Punës”

Nxitja e punësimit është ndër politikat aktive sociale që po ndikon drejtpërdrejtë në uljen e papunësisë përgjatë këtyre viteve. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi se është çelur thirrja për bizneset dhe të papunët që të aplikojnë në Programin e Formimit përmes Punës me subvencion. “Për ata të papunë që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe ato biznese që duan të trajnojnë vetë stafin e tyre, ka një rrugëdalje. Përgjigjja është Programi i Formimit përmes Punës”, shkroi Gonxhja në rrjete sociale.

Sipas tij, një programi 4-mujor mbështet trajnimin e të papunëve në ambientet e biznesit duke subvencionuar kostot. Gonxhja zbardhi detaje të zbatimit të këtij programi. “Punëdhënësi trajnon punëkërkuesin sipas profilit dhe nevojat të biznesit të tij, ndërkohë që programi subvencionon pagën e plotë të individit dhe kostot e trajnuesit. Nëse në përfundim të trajnimit punëdhënësi ofron punësim për të paktën 8 muajt e ardhshëm, programi mbulon edhe koston e kontributeve shoqërore e shëndetësore”, nënvizoi ai. Gjithashtu për t’iu ardhur në ndihmë personave që kanë vështirësi, ky program ofron subvencionim edhe për: shpenzimet e transportit dhe ndjekjen e çerdhes ose kopshtit të fëmijëve në ngarkim, si dhe për personat me aftësi të kufizuar, programi subvencionon edhe përshtatjen e vendit të punës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments