Friday, March 28, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAPrindërit kërkojnë rikthimin e fëmijëve në shkollë

Prindërit kërkojnë rikthimin e fëmijëve në shkollë

Edhe një tjetër protestë kundër grevës në arsim është zhvilluar këtë të marte. Këtë herë pranë Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë e organizuar nga Këshilli i Prindërve. Vlora Vokshi nga ky Këshill tha se mos mbajtja e mësimit po ndikon negativisht te fëmijët, duke shtuar se po neglizhohet mirëqenia e tyre. “Kemi ardhur këtu me një qëllim të fortë të arrihet një marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe SBASHK-ut sepse fëmijët e kanë vendin në shkollë”. Ajo u ka bërë thirrje të gjitha palëve që sa më shpejtë të bëjnë zgjidhje për të mirën e përgjithshme, por assesi duke cenuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve. “Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer e të indinjuar për prolongimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë dhe SBASHK-ut që ndikon negativisht të fëmijët tanë. Përmes kësaj proteste, ne prindërit duam të dërgojmë një mesazh te të gjitha palët që bashkëbisedojnë që sa më shpejtë të bëjnë një zgjidhje, sepse e drejta e fëmijëve në arsim është e garantuar me kushtetutë”, shtoi ajo. Vokshi tha se ata si prindër nuk janë as në anën e Qeverisë e as të SBASHK-ut dhe kushdo që tenton ta shfrytëzoj si përkrahje e ndonjërës palë është tendencioze.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=618260

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ