Thursday, April 24, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPrezantimi i 5 projekteve finaliste për muzeun e “Besës”

Prezantimi i 5 projekteve finaliste për muzeun e “Besës”

Pas shpalljes së konkursit ndërkombëtar dhe përzgjedhjes së finalistëve, Ministria e Kulturës është gati për prezantimin publik të pesë projekteve nga do të dalë fituesi, që do ta kthejë shtëpinë-monument të Libohovitëve, në një muze e që do të mbajë emrin kuptimplotë “Besa”. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri një ftesë publike përmes rrjeteve sociale për të marrë pjesë në këtë prezantim për ngritjen e muzeut më të ri në Tiranë. Prezantimi publik i 5 projekteve do të bëhet në datën 26 qershor 2023, në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit. Pesë skuadrat finaliste janë: EAA (Emre Arolat Architecture), Oppenheim Architecture, Schneider & Schumacher, Cook Haffner Architecture Platform AS & Archispace si dhe MVRDV & IRi & OVE Arup&Partners Ireland Ltd & Martha Schwartz Partners. Muzeu kushtuar institucionit të besës, do të ngrihet në godinën e njohur si Shtëpia e Libohovitëve, Monument Kulture, që ndodhet në krah të Kalasë së Tiranës dhe Sarajeve të Toptanëve. Muzeu do të jetë një destinacion i ri në qytet për të gjithë ata që duan të njihen me atë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve, siç ishte mbrojta që ata u bënë hebrenjve. Ky bëhet muzeu i dytë pas atij të Vlorës që i kushtohet rolit të shqiptarëve në ruajtjen e hebrenjve në periudhën e Holokaustit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ