Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTPretendente për çmimin e parë botëror nga Street Art Cities

Pretendente për çmimin e parë botëror nga Street Art Cities

Për të dytin vit radhazi një nga muralet më të bukura të MurAL Fest Tirana është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur Street Art Cities. Mural Fest Festival ka kaluar tashmë kufijtë dhe e ka kthyer Tiranën në një pikë të ngrohtë pritëse të artit, ku pallatet e vjetra të Tiranës, po lakmohen nga artistët më të mirë botërorë të muraleve. Drejtori i përgjithshëm i Dekor Tirana dhe ideator i Tirana Mural Fest, Henril Çule thekson se Tirana ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore. “Jemi entuziast që për të dytin vit radhazi një nga perlat e MurAL Fest Tirana është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur Street Art Cities. Tirana ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore. Kemi ngritur një standard që na përfaqëson denjësisht. Uroj që artisti Fabian Bane Florin të kurorëzohet me çmimin e parë ashtu si u vlerësua maksimalisht kolegu i tij Gera me Muralen e vitit 2021 në Tiranë”, thekson Henril Çule. Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë. “Mural Fest” u organizua nga Dekor Tirana, nën kujdesin e kuratorit të njohur, Helidon Haliti.http://ata.gov.al/2022/10/04/muralja-nga-tirana-pretendente-per-cmimin-e-pare-boteror-nga-street-art-cites/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments