Autori, i cili është gjithashtu edhe kuratori i ekspozitës “Prestanome”, thotë se, kjo është një ekspozitë e portreteve të “kohës së pakohë”, që vjen në Galerinë FAB si dëshmi e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm artistik, një takim mes ngjyrës, mendimit dhe kujtesës, të personaliteteve që kanë shenjuar artin, kulturën dhe jetën publike shqiptare.
Ekspozita përmban krijimet e Helidon Halitit gjatë emisionit “Mes dy botëve”, të cilin e drejton në RTSH. Ndërsa të ftuarit rrëfenin jetën e tyre, ai i portretizonte, duke e kthyer çdo bisedë në një akt të pastër krijimi, ku mendimi dhe dora e piktorit bashkëudhëtonin në heshtje për të gdhendur portrete dhe shpirtra. Sot, këto portrete janë pjesë e ekspozitës “Prestanome”