Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETPresidenti Ilir Meta ka dekretuar

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar

Ligj nr. 23/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për sigurime shoqërore”.

Krijimi i mundësive të përfitimit të pensioneve nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Kosovë, si dhe për shtetasit kosovarë, të cilët vijnë për të punuar në Shqipëri, është i vonuar. Mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të ketë asnjë barrierë që pengon qytetarët nga të dy anët e kufirit, të përfitojnë nga skemat e mbrojtjes shoqërore, duke respektuar parimin e trajtimit të barabartë, me synimin parësor për mirëqenien më të lartë dhe trajtimin më të mirë të tyre.

– Ligj nr. 24/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit”.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje me Republikën e Kosovës është vetëm hapi i parë drejt thjeshtëzimit e lehtësimit të procedurave dhe të masave të lidhura me regjimin e trafikut kufitar lokal e të lejeve për këtë qëllim përgjatë kufirit.

Për të mundësuar realisht lehtësimin e qarkullimin e banorëve të zonave kufitare, nevojitet që autoritete shqiptare të marrin pa vonesë masa për nxjerrjen e akteve rregullatorë në zbatim të marrëveshjes, duke shmangur çdo lloj burokracie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments