Në kuadër të 70 vjetorit të Kinostudios por edhe të Muajit të Kinematografisë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizoi premierën e versionit të restauruar të filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana”. Mbrëmjen e 21 korrikut, në sallën “Kinojonë” në AQSHF, ka qenë e pranishme edhe aktorja Tinka Kurti, me rrëfimet e saj mbi vështirësitë dhe sfidat për xhirimin e rolit të Tanës, emocionet dhe prapaskenat e realizimit të filmit. Një përshëndetje të veçantë AQSHF i ka dërguar regjisorit Kristaq Dhamo i cili ndodhet larg dhe i pamundur fizikisht. Filmi “Tana” i restauruar, do të shfaqet në shtator, në Korçë, në qytetin ku u xhirua dhe që e mirëpriti trupën realizuese të Kinostudios duke u krijuar të gjitha lehtësirat për xhirimin e filmit. Versioni i restauruar u bë i mundur falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të AQSHF-së me Cinegrell (Zvicër) dhe PostFactory (Gjermani), me supervizimin e kuratores Louise Burkart. Filmi “Tana” me regji nga Kristaq Dhamo, u shfaq për herë të parë më 17 gusht të vitit 1958. Skenari i filmit është shkruar nga Kristaq Dhamo, Fatmir Gjata dhe Nasho Jorgaqi. Muzika e filmit “Tana” është shkruar nga kompozitori Çesk Zadeja. Ngjarjet në filmin “Tana” zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë. Aktorët kryesorë tek “Tana” janë Tinka Kurti, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi, Andon Pano, Marie Logoreci, Ilia Shyti etj. Gjithkush që dëshiron, mund të shohë filmat shqiptarë me cilësi figure dhe zëri, në kinemanë e AQSHF-së me prenotim dhe hyrje falas.http://ata.gov.al/2022/07/22/premiera-e-tanes-se-restauruar-ne-aqshf/
Premiera e “Tanës” së restauruar
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on