Saturday, July 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPRAGË : NATO është më e fortë se kurrë

PRAGË : NATO është më e fortë se kurrë

Sipas ministrit të Jashtëm çek, Jan Lipavsky ”NATO tani më e fortë se kurrë, falë marrëdhënieve transatlantike dhe fakti që aleatët evropianë janë duke bërë pjesën e tyre”. ”NATO është aktualisht në pozitën më të fortë që ka nuk ka pasur kurrë më parë, falë lidhjes së fortë transatlantike”, tha ai, në një reagim ndaj deklaratave të ish-presidentit amerikan, Trump.

”Vendet evropiane po përmbushin angazhimet e tyre”, theksoi Lipavsky. Ministri çek deklaroi se përballë kërcënimit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore, Republika Çeke ka rritur shpenzimet për mbrojtje dhe po blen ”armë të reja, shumë prej të cilave vijnë nga SHBA”. Republika Çeke është zotuar të ndajë për mbrojtjen 2% të PBB-së. Në fund të janarit është nënshkruar edhe parakontrata mes RÇ dhe SHBA për 24 avionë luftarakë F-35 të prodhimit amerikan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments