Saturday, July 27, 2024
HomeSOCIALEPolicia Rrugore kontrolle me “dron edukues”

Policia Rrugore kontrolle me “dron edukues”

Policia e Tiranës me qëllim për të rritur sigurinë rrugore, vijon kontrollet me “Dron Edukues”, për të evidentuar shkeljet e qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit për mediat, Policia e Tiranës thekson se qëllimi është ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës. “”Droni Edukues” evidenton shkelje të qarkullimit rrugor. Në përpjekjen tonë të vazhdueshme për të rritur sigurinë në rrugë, ne kemi përdorur teknologjinë më të fundit të droneve, për të identifikuar dhe ndërgjegjësuar mbi dy shkelje të zakonshme që rrezikojnë të gjithë përdoruesit e rrugës”, bën të ditur Policia e Tiranës. Përmes “Dronit Edukues”, paraqiten pamje të qarta të disa shkeljeve/sjelljeve, që duhet të ndryshojnë.

Neni 152 i Kodit Rrugor: Drejtuesit e mjeteve shpesh nuk zënë pozicionin e duhur në korsi kur kanë për qëllim të kthehen majtas ose djathtas. Kjo sjellje jo vetëm që shkakton konfuzion dhe bllokim të trafikut, por rrit edhe rrezikun e aksidenteve. Neni 188 i Kodit Rrugor: Këmbësorët që kapërcejnë karrexhatën jashtë vendkalimeve të caktuara për këmbësorë. Kjo veprimtari rrezikon sigurinë e tyre dhe të të tjerëve”, vijon njoftimi. “Përmes këtyre pamjeve, “Droni Edukues”, synon rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të inkurajojë një sjellje më të sigurtë dhe më përgjegjëse nga të gjithë. Ne të gjithë kemi përgjegjësi për të mbajtur rrugët tona të sigurta. Le të marrim këto mesime dhe të punojmë së bashku për një ambient më të sigurtë dhe më miqësor në rrugë”, përfundon njoftimi i Policisë së Tiranës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments