“Porta e Pashait” është një monument që gjendet në qytetin e Beratit dhe gëzon statusin juridik monument kulture i kategorisë së pare. Porta është një ndërtim me harqe dhe qemerë prej guri. Në këtë ndërtim bie në sy gdhendja e zbukurimores, e cila është e punuar me një nivel të lartë artistik, veçanërisht në bordurën, që rrethon siluetin e hyrjes për në portë. Sipas studiueses dhe specialistes së artit Fatbardha Shkupi, ndërtimi i kësaj porte është vepër e gjyshit të usta Naum Ngjelës, nga Lavdari i Oparit të Korçës. Porta është ndërtuar në kohën e Ahmet Kurt Pashës, në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Ahmet Kurt Pasha e qeverisi Beratin për gati 23 vjet (1764-1787). Gjatë sundimit të tij Ahmet Kurt Pasha, i cili veç të tjerash njihet edhe si ndërtuesi i Urës së famshme të Goricës (1780) ndërtoi edhe një kompleks sarajesh shumë të bukura me gurë të skalitur, brenda të cilit ndodhet edhe porta që për rreth 2 shekuj mban për emër titullin “Porta e Pashait”.
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on