Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPolonia dërgesa të naftës në Gjermani 

Polonia dërgesa të naftës në Gjermani 

Për herë të parë, Polonia ka premtuar dërgesa të naftës së papërpunuar në Gjermani përmes Gdanskut sipas një marrëveshjeje të nënshkruar sot nga ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck dhe ministrja polake e Mjedisit, Anna Moskwa. Nafta do të dorëzohet në rafinerinë PCK në Schwedt, në shtetin lindor gjerman të Brandenburgut. Rruga e furnizimit nëpërmjet Polonisë ka një rëndësi të madhe për Schwedt dhe furnizimin e Gjermanisë Lindore. Rafineria PCK deri më tani furnizohej me naftë ruse nga gazsjellësi “Druzhba”. Gjermania kërkon ta ndalojë furnizimin më 1 janar dhe po kërkon urgjentisht alternativa të reja. Duke qenë se vëllimi i gazsjellësit nga Rostock në Schwedt nuk është i mjaftueshëm, nevojiten sasi shtesë. Qeveria gjermane ka punuar prej muajsh për të nxitur Poloninë të furnizojë Schwedtin përmes Gdanskut.https://ata.gov.al/2022/12/01/berlin-polonia-premton-dergesa-te-naftes-ne-gjermani-nepermjet-gdanskut/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments