Thursday, April 24, 2025
HomeSOCIALEIrlanda mbështetje të jashtëzakonshme për refugjatët ukrainas

Irlanda mbështetje të jashtëzakonshme për refugjatët ukrainas

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka falënderuar popullin irlandez për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në pritjen e refugjatëve ukrainas. Von der Leyen ndodhet në një vizitë dyditore në Dublin. Presidentja e Komisionit Evropian zhvilloi një takim me kryeministrin irlandez, Micheal Martin. Të dy liderët diskutuan luftën në Ukrainë, krizën energjetike, tranzicionin e gjelbër dhe Protokollin e Irlandës së Veriut. Ajo do të mbajë gjithashtu një fjalim në një seancë të përbashkët të Dhomës së Oireachtas për të shënuar anëtarësimin 50-vjeçar të Irlandës në BE. “Tani, me të vërtetë, ne jemi në kohë të vështira, sepse Rusia nisi një luftë mizore kundër Ukrainës. Së pari dhe më kryesorja, dua të falënderoj popullin irlandez, për hapjen e zemrave dhe shtëpive të tyre për refugjatët ukrainas. Kjo është e jashtëzakonshme”, tha ajo. Von der Leyen tha se të gjithë po ndjenin efektet goditëse të luftës në Ukrainë, duke përfshirë çmimet e mëdha të energjisë. Presidentja e Komisionit Evropian vlerësoi gjithashtu përpjekjet e Irlandës për të investuar në energjinë e rinovueshme. “Ne po punojmë së bashku, para së gjithash, për t’u diversifikuar me sukses nga karburantet fosile ruse. Kemi kursyer shumë energji, kemi mbushur magazinën tonë kështu që jemi të sigurt për sezonin e dimrit”, tha ajo.https://ata.gov.al/2022/12/02/dublin-von-der-leyen-irlanda-mbeshtetje-te-jashtezakonshme-per-refugjatet-ukrainas/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ