Në Pogradec u zhvillua maratona e bebeve 6 deri në 15 muajsh, një aktivitet që solli atmosferë të gëzueshme në qytetin në breg të liqenit që në këta muaj vere është i mbushur plot me vizitorë vendas dhe të huaj. Me një gjatësi piste 4 metra, nuk ishin të paktë bebet që e përshkuan nën thirrjet nxitëse të prindërve dhe kuriozëve që kishin mbushur sheshin qendror të qytetit, tek Odeoni. Organizimi i bashkisë së Pogradecit dhe Marathon Enkelana rezultoi i suksesshëm në pjesëmarrje dhe në atmosferë duke ofruar atmosferë të hareshme për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël. Bashkia e Pogradecit ka menduar kalendar aktivitetesh për sezonin veror si një ofertë më shumë gjatë sezonit turistik që i shtohet liqenit, ajrit të pastër dhe peizazheve të pakrasueshme të rrethinave. Mjeshtrja e Sporteve, Pavlina Evro ndau edhe certifikatat për bebet pjesëmarrës që ishin të gjithë fitues. Maratona e bebeve u mbajt në kuadër të edicionit të 2-të të Marathon Enkelana. atsh
Pogradec, maratona e bebeve shton atmosferën e hareshme të pushimeve
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on