Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Poezia bashkëkohore arbëreshe” me gjimnazet e Tiranës

“Poezia bashkëkohore arbëreshe” me gjimnazet e Tiranës

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Teatrin Metropol dhe me dy shkollat e mesme të Tiranës, “Ismail Qemali” dhe “Qemal Stafa” sollën takimin poetik “Poezia bashkëkohore arbëreshe”. Aktiviteti u zhvillua në sallën “Shekspir” të Teatrit të Metropolit. Ky takim poetik synoi transmetimin tek brezat e rinj të trashëgimisë shpirtërore arbëreshe, si pjesë e rëndësishme e kulturës sonë kombëtare. Aktiviteti pati në fokus poezinë bashkëkohore arbëreshe, ku ishin përzgjedhur për interpretim poezi prej 22 poetëve më të rëndësishëm të arealit arbëresh në ditët e sotme. Vënia në skenë e këtyre poezive, është faza përmbyllëse e projektit të nisur tre muaj më parë në këto dy shkolla të kryeqytetit. Në fazën e parë të projektit, u zhvilluan leksione të hapura mbi kulturën arbëreshe, të cilat ndikuan në informimin e mëtejshëm të nxënësve mbi këtë letërsi. Sot ishin protagonistë vetë nxënësit, duke sjellë atmosferën poetike të emrave më të spikatur të poezisë arbëreshe. Së shpejti, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët do ta shtrijë këtë projekt edhe në shkolla të tjera shqiptare. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ