Plazhi “Pasqyrat”, midis Sarandës dhe Ksamilit, i renditur si plazhi me ujin me të kaltër në botë vijon të mahnisë me bukurinë e tij pushuesit vendas e të huaj. Plazhi “Pasqyrat” e ka marrë këtë emër, nga iluzioni që krijohet duke parë reflektimin e diellit mbi ujin e pastër të detit, duke i dhënë atij një efekt magjik, njësoj si të ishte një pasqyrë. Ai ka një peizazh të mrekullueshëm, i formuar si një gji i izoluar nga formacione shkëmbore të rrethuara me gjelbërim. Bregu është me guralecë të bardhë, ujin bruz të pastër. Plazhi i Pasqyrave është vendi ideal për të shijuar qetësinë dhe detin në relaks të plotë. Çdo sezon vere ky plazh mbetet një ndër më të frekuentuarit, nga turistë vendas e të huaj. “National Geographic” e ka renditur plazhin e “Pasqyrave” ndër gjashtë plazhet më të mira sekrete të Evropës për të vizituar në verën e vitit 2024.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on