Tuesday, February 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPlatformë digjitale për trashëgiminë kulturore të UNESCO

Platformë digjitale për trashëgiminë kulturore të UNESCO

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka sjellë për të pasionuarit pas isopolifonisë shqiptare një platformë digjitale, sa të pasur aq edhe zbavitëse, për të kuptuar historinë dhe lojën e zërave të kësaj “Trashëgime Kulturore Botërore” të UNESCO-s. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. E titulluar “Merrja një iso” kjo platformë është edhe në gjuhën angleze. Në një postim në rrjetet sociale Kumbaro u shpreh se “si e diel që është dua të ndaj me ju një nga gjërat e bukura, madje shumë të bukura, të punëve që kemi bërë. Duket sikur të gjithë e njohim isopolifoninë shqiptare, disa e ndjejmë më shumë se jemi lindur e rritur me të, si puna ime, disa janë mësuar me këtë lloj muzike që sot është pjesë e “Trashëgimisë Kulturore Botërore” e UNESCO-s, duke e dëgjuar në të gjitha festivalet e aktivitetet kulturore, disa janë kuriozë të kuptojnë se si këndohet kjo këngë me shumë zëra, ku çdo zë është unik, i papërsëritshëm, i pazëvendësueshëm dhe me një rol e kohë të vetën”. “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të sjell këtë platformë digjitale, sa të pasur aq edhe zbavitëse, për të kuptuar isopolifonine shqiptare, historinë e saj, lojën e zërave.Ti mund të luash me to, mund të mësosh të këndosh dhe ti !Ama, e preferuara ime është “Vajzë e valëve” një poezi e jashtëzakonshme midis malit dhe detit të isopolifonisë himariote. Dhe mund ta ndash me miq te huaj sepse platforma është në anglisht! Përgëzime MEDIAMIX për këtë punë të arrirë dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që e bënë të mundur”, tha Kumbaro. 17 vjet më parë, në 25 nëntor 2005, isopolifonia popullore shqiptare u shpall “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, e mbrojtur nga UNESCO. Ndaj kjo datë është një ditë historike, për mbarë trashëgiminë kulturore shqiptare, por dhe për vetë Shqipërinë.http://ata.gov.al/2022/10/30/merrja-nje-iso-platforme-digjitale-per-trashegimine-kulturore-te-unesco-s/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ