Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPlani rregullues i Tiranës së vitit 1954

Plani rregullues i Tiranës së vitit 1954

Më 27 shkurt 1954, Këshilli i Ministrave miratoi planin për rregullimin e Tiranës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell dokumentin e vendimit, me anë të të cilit kërkohej që gjatë zbatimit të projektit të sigurohej ruajtja e bërthamës së kryeqytetit, të arterieve kryesore dhe të veçorive të tij dalluese. Po ashtu, duhej çimentuar ndryshimi midis periferisë dhe qendrës dhe të gjendej zgjidhja më e mirë e qarkullimit të mjeteve të transportit. Për realizimin e projektit, Instituti i Shkencave ngarkohej me studimin e historikut të Tiranës që prej themelimit, me hartimin e listës së monumenteve historike që duhet të ruheshin dhe me përgatitjen e të dhënave mbi klimën, drejtimin e erës, lagështinë, nivelin e ujërave të nëntokës etj. Ndërsa, Ministria e Financave duhet të siguronte fondet e nevojshme për financimin e projektit dhe të studimeve të nevojshme. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments