Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPlanet e anëtarësimit të Kosovës

Planet e anëtarësimit të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Micheline Calmy Rey, ish-presidente e Zvicrës, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet rajonale si dhe planet për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kurti me këtë rast shprehu mirënjohjen e thellë për përkrahjen e Zvicrës dhënë Kosovës para dhe pas luftës. Calmy Rey, e cila njëherësh është presidente e fondacionit “Avni Orllati”, u interesua për zhvillimet në Kosovë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, si dhe e përgëzoi kryeministrin Kurti për punën e Qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Financave Hekuran Murati, fitues i çmimit “Ndërmarrësi i vitit 2020” në Zvicër, Avni Orllati, si dhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli, ku u bisedua edhe për planet dhe projektet që fondacioni “Avni Orllati” planifikon të zhvillojë në Kosovë, thuhet në njoftim.http://ata.gov.al/2022/09/06/kurti-calmy-rey-diskutojne-mbi-planet-e-anetaresimit-te-kosoves-ne-organizata-nderkombetare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments