Piktori i njohur shkodran, Pjerin Sheldija është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Ai la pas një trashëgimi të vyer, ku përveç pikturave që tashmë gjenden nëpër galeri private a publike, një vend tejet të rëndësishëm zënë skenat biblike të risjella në kohë. Janë të famshme tashmë afresket e Sheldisë, me gjyqet komuniste ndaj klerit katolik. Muralet e afresket e Pjerin Sheldisë zbukurojnë jo vetëm kishat e Shqipërisë, por edhe ato në Mal të Zi e Kosovë. “Ishte një prej artistëve që i dha shumë Shkodrës së tij të dashur, e padiskutim na përcolli vlerat e një qytetari të denjë. Jo më kot e thërrisnim të gjithë “Mikelanxhelo i Shkodrës”, sepse i tillë ishte me punën e tij deri në frymën e fundit”, u shpreh kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. Reagimet për vdekjen e piktorit kanë qenë të shumta, si nga bota e artit ashtu edhe nga personalitete të klerit katolik. Pjerin Sheldija është vlerësuar nga Papa Benedikti i 16-të me distinktivin e “Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe Papën”, në shenjë nderimi për kontributin e tij të madh në shërbim të kishës katolike. Disa nga pikturat e tij gjenden sot në Vatikan.https://ata.gov.al/2022/08/30/ndahet-nga-jeta-pjerin-sheldija-mikelanxheloja-i-shkodres/
Pjerin Sheldija, “Mikelanxheloja” i Shkodrës
RELATED ARTICLES