Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Petkoviçit i refuzohet hyrja në Kosovë

​Petkoviçit i refuzohet hyrja në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e Petar Petkoviçit për të hyrë në Republikën e Kosovës. Kjo bëhet e ditur në përgjigjen e MPJD-së për KosovaPress. “Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviç për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë. Petkoviç, i cili është drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, i ishte refuzuar hyrja në vend para disa muajve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments