Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIMFE: 30.8 miliardë lekë shpenzime kapitale gjatë 6-mujorit

MFE: 30.8 miliardë lekë shpenzime kapitale gjatë 6-mujorit

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 6-mujorin e parë të vitit 2023, arritën në rreth 273.7 miliardë lekë me një realizim në 91.3 % të planit të të njëjtës periudhë. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, mbi treguesit fiskal, krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 3.6 % më të larta, ose rreth 9.6 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale për periudhën 6-mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 30.8 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 2.6 përqind më i lartë ose rreth 783 milionë lekë më shumë. Shpenzimet korente për periudhën 6 mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 242.9 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 7.3 përqind më i lartë ose rreth 16.6 miliardë lekë më shumë. Niveli i sufiçitit për periudhën 5 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 36.2 miliardë lekë nga rreth 7 miliardë lekë suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 87.5 % më i lartë ose rreth 16.9 miliardë lekë më shumë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ