Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTPërvjetori i krijimit të qeverisë së Mehdi Frashërit

Përvjetori i krijimit të qeverisë së Mehdi Frashërit

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar në rrjetet sociale, fotografi të korrespondencës ndërmjet prefekturave të vendit mbi formimin e qeverisë së re të kryesuar nga Mehdi Frashëri. Më 21 tetor 1935, u krijua qeveria e kryesuar prej Mehdi Frashërit. Emërimi i tij, në postin e kryeministrit të Shqipërisë, prej Mbretit Zog, u mirëprit në shtypin e kohës, pasi ekzekutivi i ri premtonte përmbushjen e një programi reformash liberale. Kabineti i Mehdi Frashërit përbëhej nga subjekte progresiste, me një edukim elitar në universitetet e perëndimit. Krahas detyrës së kryeqeveritarit, Frashëri kishte edhe rolin e ministrit të Drejtësisë. Në përbërje të kabinetit ishin: Fuat Asllani, ministri i Punëve të Jashtme, Et’hem Toto, ministri i Punëve të Brendshme, Rrok Gera, ministri i Financave, Nush Bushati, ministri i Arsimit, Ndoc Naraçi, ministri i Punëve Botore dhe Dhimitër Berati, ministri i Ekonomisë Kombëtare. Ky formacion politik që do të qeveriste deri më 7 nëntor 1936, shpalosi një program ambicioz, i cili synonte kryerjen e një sërë reformash në ekonomi, në arsim, në politikën e jashtme dhe në shtypin e lirë. Programi përmbante 16 projektligje për modernizimin ekonomiko-financiar të vendit. Reformat mëtonin të arrinin të stabilizonin çmimet në tregun e brendshëm, të luftonin spekulatorët dhe të krijonin një kapital industrial në një klimë shoqërore e politike liberale. Në drejtim të politikës së jashtme, kjo qeveri mundi të kornizonte marrëdhëniet italo-shqiptare, kur në mars të vitit 1936, u nënshkrua në Romë një marrëveshje bashkëpunimi mes Frashërit dhe Musolinit. Krisjet në rrafshin e pushtetit çuan në rrëzimin e qeverisë nga Parlamenti në vjeshtën e 1936-s. Ky akt parlamentar shënoi edhe një precedent demokratik.http://ata.gov.al/2022/10/21/pervjetori-i-krijimit-te-qeverise-se-mehdi-frasherit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments