Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ART“Përrallë nga e kaluara”, ndër komeditë më të bukura të ekranit

“Përrallë nga e kaluara”, ndër komeditë më të bukura të ekranit

Në kuadër të muajit të kinematografisë shqiptare, ministrja e Kulturës, Margariti kujtoi një nga filmat-komedi më të bukur, “Përrallë nga e kaluara”. Filmi, prodhim i vitit 1987, është krijim i regjisorit të shquar, Dhimitër Anagnosti, i cili ka shkruar edhe skenarin. Muzika e filmit është vepër e Limos Dizdarit. Para disa vjetësh Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit finalizoi projektin e restaurimit të dy filmave nga fondi Anagnosti, filmit artistik “Përrallë nga e kaluara” dhe dokumentarit të shkurtër “Përjetësi”. Filmi “Përrallë nga e kaluara” nuk ka mundur të hyjë në festivale të rëndësishme, pikërisht sepse ka qenë prodhuar jashtë kushteve teknike. “Përrallë nga e kaluara” është ekranizim i komedisë “14 vjeç dhëndër” nga Andon Zako Çajupi. Anagnosti rrëfen historinë e martesës së Gjinos 14-vjeçar me Marigonë 28-vjeçare. Me ndihmën e të dashurit të saj, Trimit, Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe në fund “mori atë që deshi”. Një kast i mrekullueshëm aktorësh, garantoi suksesin e filmit. Në rolet kryesore interpretojnë Elvira Diamanti, Robert Ndrenika, Xhevdet Feri, Admir Sorra, Hajrie Rondo e Xhemil Tagani.https://ata.gov.al/2022/07/28/perralle-nga-e-kaluara-nder-komedite-me-te-bukura-te-ekranit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ