Ndërhyrjet e fundit pritet të sjellin edhe largimin e ujit të shiut nga tokat bujqësore dhe si pasojë do të reduktojë përmbytjet dhe minimizojë dëmet që vijnë si pasojë e kushteve atmosferike. Ndërhyrjet në kanalet kulluese e vaditëse si dhe te kolektorët kryesorë po bëhet në gjithë vendin, veçanërisht në zonat me potencial të lartë bujqësor, siç janë Lushnja e Fieri. Investimet në këtë sektor sigurojnë që fermerët të kenë ujitjen e domosdoshme të prodhimeve të tyre gjatë sezonit veror, por edhe të mos kenë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve në stinën e dimrit