Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTPërkujtohet Prek Cali, i pushkatuar nga diktatura

Përkujtohet Prek Cali, i pushkatuar nga diktatura

Përkujtohet sot në ditën e lindjes Prek Cali, i pushkatuar nga diktatura komuniste si armik i pushtetit. Prek Cali u lind më 29 korrik 1878 në Shkodër. Ishte fëmija i parë i familjes, dhe kishte një motër e dy vëllezër të cilët fatkeqësisht humbën jetën të rinj, për shkak të aksidenteve të kobshme. Jeta personale e Prekës do të vijonte të ishte e dhimbshme pasi edhe bashkëshortja e tij e parë ndërron jetë nga tuberkulozi, duke e lënë vajzën vetëm 4 vjeç. Ai ishte një prej kontribuuesve më të mëdhenj të kryengritjeve antiosmane të viteve 1908-1912. Ai mbështeti haptazi qeverinë e Princ Vidit në vitin 1914. Në periudhën e vështirë, qershor 1924, së bashku me malësorët e tij u bë krah me kryeministrin e asaj kohe, Fan Nolin, e më vonë shërbeu dhe si komandant gjatë qeverisjes së këtij të fundit. Me kthimin e Zogut si president, Prek Cali u internua për rreth 3 vite në qytetin e Gjirokastrës. U desh ndërhyrja e At Anton Harapit që të lirohej. Më tej do rizgjidhej komandant i xhandarmërisë për Malësinë e Madhe. Luftoi me të gjithë forcat e tij kundër shtrirjes komuniste, gjë që do t’i kushtonte dhe jetën. Fillimisht u prangos dhe më pas u shpall “armik i përbetuar i lëvizjes Nacionalçlirimtare”. Mëngjesi i 15 marsit i vitit 1945 e gjeti Prekën dhe shokët e tij të pushkatuar pas murit të varrezave të Rrëmajit në Shkodër.https://ata.gov.al/2022/07/29/perkujtohet-prek-cali-i-pushkatuar-nga-diktatura/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments