Wednesday, March 26, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPërkujtohet mësuesi dhe komiti Bajo Topulli

Përkujtohet mësuesi dhe komiti Bajo Topulli

U lind në Gjirokastër në vitin 1868. Është vëllai i veprimtarit të çështjes kombëtare, kapedan Çerçiz Topullit. Gjatë shkollimit u njoh me atdhetarë të ndryshëm shqiptarë, si: Jani Vreto, Naim Frashëri, Rauf bej Leskoviku e shumë të tjerë, që ndikuan në formimin e tij jo vetëm intelektual, por edhe si patriot. Fillimi i shekullit XX do ta gjente atë në rolin e mësuesit në Manastir e në Selanik, ku nën ndihmesën e tij të drejtpërdrejtë do të hapej komiteti “Për lirinë e Shqipërisë”, si edhe do të ishte anëtar i “Komisionit të Alfabetit” (përkrahës i alfabetit latin). Bajon do ta ndeshim jo vetëm si mësues, por edhe në rolin e komitit nën emrin “Garibaldi i Shqipërisë”, i cili merr hak duke vrarë Dhespotin e Korçës, Fotin për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit. Çeta e tij u krijua në teqen bektashie të Melçanit dhe do të ndërmerrte një sërë operacionesh në zonën e Korçës deri në ditën e Pavarësisë. Pas Pavarësisë e gjejmë në Turqi nën shërbimin e Ataturkut në disa funksione qeveritare. Në vitin 1925 ai kthehet në Shqipëri, ku pas pesë vitesh do të ndërronte jetë në Sarandë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një foto të Topullit dhe një deklaratë mbi angazhimin e tij atdhetar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ