Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTPërkujtohet masakra e Qafë-Valmirit

Përkujtohet masakra e Qafë-Valmirit

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi sot masakrën e Valmirit ku u ekzekutuan 14 burra. Njihet si një prej krimeve më të rënda të regjimit komunist me 10 të pushkatuar e 4 të varur në litar. 14 të pafajshëm, më i riu 24 e më i vjetri 67 vjeç, u ekzekutuan në prani të qindra banorëve 17 gushtin e 1949-ës, pas një hetimi vetëm njëjavor. Masakra e Qafë-Valmirit qe një vepër e regjimit komunist në Shqipëri në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Bardhok Bibës, sekretarit politik të Partisë Komuniste të Mirditës. Pas një gjyqi formal, të dënuarit u ekzekutuan më 17 gusht 1949: Preng Ded Gjomarkaj, Orosh, varet në litar. Pjetër D. Vila, Kaçinar, varet në litar. Dodë Mark Biba, Kthellë Epër, varet në litar Pjetër Paloka, Kaçinar, varet në litar Nikollë Bardhok Bajraktari, Rrëshen, pushkatohet. Llesh Gjon Melyshi, Malaj, pushkatohet. Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh, pushkatohet. Ndrecë Mark Ndoj, Kaçinar, pushkatohet. Bardhok Dodë Gjini, Prosek, pushkatohet. Gjok Gjin Kaçi, Bukmirë, pushkatohet. Gjergj Beleshi, Kthellë Epër, vritet për të vëllanë, Dodën. Ndoc Gjet Cupi, Blinisht, pushkatohet. Preng Shkurt Nikolli, Orosh, pushkatohet. Frrok Mata, Kaçinar, pushkatohet.https://ata.gov.al/2022/08/17/perkujtohet-masakra-e-qafe-valmirit-ku-u-ekzekutuan-14-burra/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments