Do të ketë një këst të dytë për kategorinë e pensionistëve, që vjen nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë. Qeveria ka vendosur gjithashtu të indeksojë me inflacionin të gjitha pensionet, duke filluar nga fundi i shtatorit të këtij viti. Lajmin e japin për RTSH burime zyrtare, të cilat lajmërojnë një reformë në pagesën e pensioneve me qëllim rritjen graduale të tyre. Sipas ekspertëve, rritja e pagave po thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike ndaj pjesës tjetër të popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare. Diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është edhe më thellë për fshatin. Në vitin 2022 pagesa mesatare mujore për fshatin ishte sa 35% e pagës mesatare në shkallë vendi. Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese, marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë), por pensionet shënuan rënie të fortë si rrjedhojë e inflacionit të lartë. Gjatë vitit 2022 është indeksuar pensioni me 9.5%, pavarësisht se gjithë inflacioni u konsiderua jo më shumë se 7%. Këtë vit, janë 650 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga të ardhurat prej 4.1 miliardë lekësh, që janë mbledhur gjatë muajit mars nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë. Qeveria shqiptare iu shpërndan pensionistëve në shtator, në formën e një bonusi, këstin e dytë të këtyre të ardhurave. rtsh
Pensionet në Shtator-Përfitojnë mbi 650 mijë pensionistë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on