Peja,Mitrovicam më të prekura nga vërshimet

0
7

Rajonet e Pejës dhe Mitrovicës kanë qenë më të rrezikuarat nga vërshimet. Kështu u shpreh zëvendësdrejtori i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë, ku theksoi se kanë ngritur nivelin e gatishmërisë në gjitha qendrat emergjente. Ai ka kritikuar edhe kryetarët të cilët një muaj më parë shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë, ai ka paraqitur raportin e vërshimeve. “Situata më e rëndë e vërshimeve është paraqitur në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës. Nga këto vërshime u rrezikua më së shumti komunat e Istogut, Klina, Mitrovica, Skenderaji dhe komunat në veri të Kosovës, sikur e potencova Mitrovica, Zveçani dhe Zubin Potoku. Për komunat veriore, ato të gjitha funksionojnë në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, njësitë e zjarrfikësve janë drejtpërdrejt të vetmit mekanizma janë tek ne, nuk janë në komuna”, ka njoftuar ai. Abdullahu ka përmendur edhe regjione të tjera të cilat janë prekur nga vërshimet muajin e kaluar. Ai ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent. “Veprimet e marra nga Agjencia e Emergjencave, pas marrjes së raportit për motin nga Instituti Hidrometeorologjik, Agjencia e Menaxhimit Emergjent fillimisht ka bërë vlerësimin e situatës dhe ka marrë këto veprime: ngritja e nivelit të gatishmërisë emergjente të qendrave operative emergjente rajonale që i kemi për tërë territorin e Kosovës, pa marrë parasysh që ata e kanë dhënë rajonin se ku do të ketë më shumë, neve si agjenci ndërmarrim masa në gjithë territorin e Kosovës. Në kuadër të këtyre qendrave janë angazhuar edhe zyrtarë të tjerë të AME-së dhe në bashkëpunim me drejtoritë komunale ka pasur për qëllim për grumbullimin e informacioneve të shpejta dhe të sakta nga terreni. Të gjitha njësitet e zjarrfikësve kanë ngritur nivelin e gatishmërisë”, ka thënë ai. Po ashtu, theksoi se duhet të fuqizohet pushteti lokal që të përballen këto situata. “Ne e kemi parë që herën e fundit nuk po i apostrofoj me emra as kryetarët, as drejtorët përkatës, por deklarata e tyre që thonë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, jep shenjë që nuk i dinë procedurat, sepse gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti. Ata në vend se të thonë që të shpallet gjendje emergjente, do të thotë u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Aty duhet të ketë shkelje të procedurave, amo mos respektim të procedurave në rast se nuk respektohen procedurat rrezikshmëria më e lartë është që të ndodhin gjëra të padëshirueshme me fatalitet”,ka shtuar ai. Në janar të këtij viti, disa komuna të vendit u ballafaquan nga vërshimet pas reshjeve të dendura të shiut. atsh